Rreth Nesh

Edicioni i katërt i Panairit të Produkteve Hallall "Albanian Halal Expo" me lejen e Allahut do të mbahet në Pallatin e Kongreseve - Tiranë në datat 1-2-3 Mars 2024.

Duke qënë se Albanian Halal Expo vjen pas tre edicioneve mëse të sukseshshëm, me mijëra vizitorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veiut, ne kemi çdo arsye të besojmë se ne edicionin e katërt do të mirëpresim mbi 130 kompani ekspozuese dhe mbi 8.000 vizitorë.

Presim vizitore profesionistë dhe blerës të organizuar nga vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnia.

Kompani prodhuese të Ushqimit Hallal, Banka dhe Institucione Financiare Islamike, Turizëm Islam, Tekstile, Kozmetike, Mjekesi dhe Farmaci Hallall,

Edukimi Musliman, etj, do të marin pjesë në edicionin e katërt të Albanian Halal Expo.

Kemi nderin t'Ju ftojmë të na bashkoheni në Albanian Halal Expo, në 1-2-3 Mars 2024.